Jemi mësuar ta shohim shpeshherë nëpër panele televizive për të diskutuar rreth temave aktuale si politika, roli i gruas në shoqëri apo zhvillimet në arsimin e lartë, mirëpo ditën e djeshme Iris Luarasi na zbuloi një anë ndryshe të sajën.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka ndarë për publikun momentet më të vështira dhe të bukura të jetës së saj.

Ndër ngjarjet më të bukura pa dyshim janë dy momentet kur është bërë nënë.

Ajo ka treguar se në lindjen e parë ngaqë nuk ishte shumë e informuar, nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi dhe kishte hyrë në muajin e 10 dhe fëmija duhet të lindte nga momenti në moment. Doktoresha e kishte paralajmëruar se duhet të futej në operacion, por Irisi nuk kishte pranuar sepse i duhej të shkonte në punë.

Ngjarjet më të rëndësishme janë lindjet e fëmijëve. Kur lindi Noah, i pari, unë punoja në Kryeministri dhe nuk e harroj, domethënë aty e kupton se sa të lumtur janë njerëzit injorantë. Kur ti nuk ke asnjë lloj ideje që se çfarë ndodh me ty në momentin që je shtatzënë dhe mund të rrezikosh disa gjëra, pa i kuptuar, vjen fiks nga injoranca. Ti kupton dhe thua ‘Moj jam mirë unë?! Çfarë kam bërë’. Unë kisha hyrë në muajin e 10 me Noah.

Rudina Magjistari: Në muajin e 10 domethënë prisje të lindje nga ora në orë.

“Po. Dhe shkoj takoj mjeken e cila është edhe mikesha ime, Rubenën, e cila më thotë që më kishin ikur ujërat dhe duhet të futesha në sallë. Dhe unë i themL ‘Jo nuk futem dot se duhet të shkoj në punë’. Më vonë kur e ke beben në krahë, thua: ‘O zot sa budallaqe, po si mund të jesh kaq e trashë’. Mbaj mend që sytë e Benës “u shqyen”, sikur thoshte: ‘S’mbush mirë’. Unë i thashë: “Ndryshon struktura dhe duhet të mbroj njerëzit në sektorin tim, se po u ndryshua këta njerëz ngelën pa punë e nuk e kthej dot më këtë proces”. E pashë që ajo më vuri kryq të madh.”-përfundoi ajo.