Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tregoi formulën se do të fitojë opozita në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Panorama Tv, Duka theksoi se opozitarët do bashkohen rreth kandidatit për kryetar bashkie, dhe jo ndaj dy grupeve, të Berishës apo të Alibeajt.
Sipas tij, opozita duhet të paktën të fitojë 20 bashki.
“Ajo që ne duhet të synojmë është të marrim një numër të konsiderueshëm bashkish, 20 e lart. Nëse arrihet kjo mund të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare. Nëse nuk arrihet kjo do jetë shumë e vështirë për zgjedhjet parlamentare. Unë mendoj që të bashkohemi rreth një kandidati dhe secili të japë kontribut duke e mbështetur. Rasti i Igli Carës në Durrës ka një mbështetje të gjerë, jo vetëm ata të Foltores. Unë si parti aleate, ne do mbështesim Igli Carën”, tha Agron Duka.
Pyetje: Jemi përballë një mazhorancë që nuk po tundet, a mos duhet ngritur zëri, çfarë sugjeroni ju për protesta?
Agron Duka: Protestat kanë pozitivitet, bashkon opozitën kur kanë një temë të caktuar, por nuk mendoj se mund të vish në pushtet përmes protestave. Ajo që ne duhet të synojmë është të marrim një numër të konsiderueshëm bashkish, 20 e lart. Nëse arrihet kjo mund të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare. Nëse nuk arrihet kjo do jetë shumë e vështirë për zgjedhjet parlamentare. Unë mendoj që të bashkohemi rreth një kandidati dhe secili të japë kontribut duke e mbështetur. Rasti i Igli Carës në Durrës ka një mbështetje të gjerë, jo vetëm ata të Foltores. Unë si parti aleate, ne do mbështesim Igli Carën.
Mazhoranca ka administratën në gjithë Shqipërinë, ekonomikisht janë shumë më të fuqishëm. Nëse nuk japim kontribut maksimal. Nëse bashkohemi rreth Berishës nuk bëhet, nëse bashkohemi rreth Alibeajt nuk bëhet. Duhet të bashkohemi rreth kandidatit. Ne do mbështesim Igli Carën sepse gëzon mbështetje në komunitet, nuk ka lidhje me non gratat.
Pyetje: Kush mendoni se është PD?
Agron Duka: Kur nuk e gjejnë dot ata do e gjej unë. Pesha elektorale është e Berishës. Nëse do isha jurist është evidente dhe e dukshme për të përcaktuar se kush është PD-ja. Mua më duket sikur kjo vonohet qëllimisht për të mbajtur këto grupe të ndarë. Unë mendoj se kush do të japë kontribut të bashkohet rreth kandidatit. Vetëm kështu mund të kapim ndonjë bashki të madhe.