Bota është e paqëndrueshme dhe shërbimet e sigurisë së Serbisë duhet të “përgatiten për çdo skenar të mundshëm”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Vuçiç e ka theksuar vazhdimisht konfliktin në Ukrainë si një krizë që mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore.
Vuçiç i bëri thirrje Ministrisë së Brendshme që të sigurojë që “pavarësisht se sa e vështirë është në Evropë, çdo pëllëmbë tokë serbe duhet të jetë e sigurt”.
“Ne jetojmë në një botë ku nuk ka siguri apo stabilitet dhe është e pamundur të mendosh lehtësisht se çfarë do të ndodhë para fundit të këtij viti, aq më pak të planifikosh shumë për të ardhmen”, tha ai.
“Prandaj, ne duhet të mendojmë për vendin tonë dhe të përgatitemi mirë për çdo skenar të mundshëm,” vazhdoi ai, duke i kërkuar ministrisë që “të përgatitet për një periudhë më të vështirë, jo sepse Serbia është në një gjendje të vështirë apo të keqe…por sepse e di se çfarë do të ndodhë në botë”.