Armand Shkullaku ka debatuar me kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në emisionin “Të Paekspozuarit”. 

Shkullaku e pyetu Bejkon se ku do ta fusin vulën e PD-së që morën, pyetje qe shkaktoi nervozizëm te kandidati.

Bejko tha se po lufton që PD të mos bjerë në duart e “non-gratës”, pra Sali Berishës.  Bejko gjithashtu deklaroi se kandidimi i tij në Tiranë, po bëhet që të shpëtojë Partinë Demokratike dhe ajo të mos zhduket! 

Debati në studio: 

Armand Shkullaku: Ore për çfarë e doni vulën ju? Se ja e morët, por duhet t’i gjeni vendin për ta futur! 

Roland Bejko: Fol ndryshe, jo me gjëra që kanë disa kuptime. 

Armand Shkullaku: Unë flas si të dua. Ky është mendimi im, duhet ti gjeni vend vulës. Të marrësh përsipër përfaqësimin e 600 e ca mijë shqiparë, të thuash unë jam përfaqësues dhe ti lësh pa kandidatë, kjo nuk ka logjikë.

Dalim te ajo që ka ndodhur realisht. Kjo nuk ka qenë ecuria e një force politike “euroatlantike”, por një grup individësh që nuk i ka lidhur parimi. Një pejsë kanë qenë luajal ndaj liderit, një pjesë kanë votuar çdo ligj të Edi Ramës për ca interesa.

E dimë, kemi qenë edhe debat tjetër me zotin Bejko, kemi diskutuar edhe për 6 marsin. E dimë dhe ndodh për herë të parë që ti marrësh gjithë shqiparët t’i bësh për budallenj. E dimë kujt i takon përfaqësia. E dimë si u mbajt peng vula e PD-së. Po shkojmë në zgjedhje të manipuluara pa nisur akoma.

Roland Bejko: Nuk flas dot me të njëjtin regjistër se ku do të futet vula. Vula futet në kuti. Kujt i shërben kjo vulë? Ruajtjes së PD nga non-grata. Të mos bjerë në dorën e atyre që u larguan me turp nga pushteti.