Kryetari Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka i ftuar në "Arena" në Ora News, ka deklaruar se Lulzim Basha ka në dorë fitoren e Durrësit, bashkisë së dytë më të madhe në vend. Por më parë Basha duhet të bashkojë të gjithë aktorët dhe të nisë konsultimet me ta sipas Dukës.
"Këta janë zgjedhje vendore. Në Durrës ka disa aktorë. Durrësi ka një konsum të jashtëzakonshëm të kryebashkiakut aktual. Nuk ka më kollaj se i ka ardhur më kollaj në dorë zogu. Shefi i opozitës duhet të bashkojë të gjithë aktorët. Të flasë një herë me të vetët që i ka të përcarë aty brenda PD-së. Të flasë me disa aktorë të tjerë, një ndër to jam dhe unë që i kam 300- 400 vota. Duhet të përcaktojë kandidaturën të fillojë të marrë mendim që nuk ka pyetur për këtë punë. Duke pasur parasysh dhe këtë konsum që ka maxhoranca, atëherë mund të shkohet të luftojë në parlament për të rregulluar kodin zgjedhor. Ka një logjikë , edhe një idiot, një budalla me plan dhe strategji mund të mundë një gjeni pa strategji. Tu pa tu bo nuk fitohet."





