19 tetor 2015 – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, iftuar mbrëmë (të dielën) në emisionin “Skaner” të TV Ora News, në një panel gazetarësh, ka sqaruar edhe “historinë” e përfolur të kontratës së trajnerit të kombëtares Xhani De Biazi, e cila është kthyer në një çështje dite në median e shkruar dhe atë televizive.

“Më vjen keq shumë që është ngritur ky problem, në një moment të tillë festim. Marrëdhëniet e FSHF-së dhe me trajnerin De Biazi janë të shkëlqyera dhe ne vazhdojmë të festojmë ende. Problemi ynë tani është që të përgatisim Kombëtaren për në finale dhe të ruajmë klimën pozitive të ekziston.

Kontrata? Trajneri Xhani De Biazi e ka kontratën me FSHF-në dhe ajo vazhdon deri në tetor të vitit 2017, me mbarimin e eliminatoreve të Botërorit. Kështu që më duket pa vend diskutimi e kësaj çështjeje të tillë tani. Eshtë e drejtë e trajnerit De Biazi të vendosë pas përfundimit të finaleve të “Francë 2016”, nëse do ta vazhdojë kontratën e tij me FSHF-në dhe nëse do të vazhdojë të punojë si trajner i Kombëtares së Shqipërisë. Ne nuk kemi ndërmend të marrim trajner tjetër, por nuk mund ta pengojmë De Biazin, nëse ai kërkon të largohet pas finaleve të Europianit, natyrisht duke iu përmbajtur penaliteteve që parashikon kontrata e nënshkruar midis nesh.”

Kështu do ta mbyllte këtë temë presidenti i FSHF-së, Duka, duke pranuar se ndoshta termat financiare mund të rishikohen midis FSHF-së dhe trajnerit De Biazi.

/portali DurresLajm/