I ndalur nga gazetarët në daljen e tij nga stadiumi Elbasan Arena pas fitores ndaj Uellsit, presidenti i FSHF e analizoi kështu fitoren e kuqezinjtë ndërsa bëri një koment edhe për trajnerin Panucci.

Fitore morali? Si e patë ekipin?

Rezultati ishte pozitiv, pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por mendoj se pas asaj humbje të thellë ndaj Skocisë, i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës.

Panucci? Jeni takuar?

Nuk kam diskutuar asgjë para ndeshjes, veçse jam munduar ta mbështes si trajnerin e ekipit, për të marrë rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre ndonjë gjë të madhe, por i kthen besimin skuadrës. Fitorja ndikon në moralin e djemve, nëse i kthehet besimi atyre, na kthehet edhe neve. Ky besim nuk mjafton vetëm te çunat, nuk themi që kjo fitore e bëri këtë skuadër shumë të mirë. Të gjithë duhet t’i japim besim.

Janë rikthyer lojtarët me eksperiencë…

Ato që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Kishte edhe të tjerë që u larguan. Në ekipin kombëtar, duhet të jetë në fushë ai që është më i miri në moment.