10 mars 2015 – Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, në një intervistë të dhënë ditën e djeshme në televizionin “News 24”, ka shprehur besimin se do të jetë ai kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit.
Duka deklaroi se brenda muajit mars do të dalë edhe kandidatura e opozitës duke shprehur optimizmin për fitoren e së djathtës pas 4 mandateve të të majtëve.
“Jam një nga emrat e përfolur si kandidat në Durrës. Kushdo që të dalë si kandidaturë do të mbështetet nga opozita. Mundësitë e fitores pas 4 mandatesh të së majtës në Durrës, janë reale. Besoj se brenda këtij muaji do të kemi një kandidaturë zyrtare. Mendoj se do jem unë kandidati zyrtar i PR-së”, u shpreh Duka.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





