DURRËS, 4 qershor 2013 – Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, së bashku me kandidatin për deputet në qarkun e Durrësit, Agron Duka zhvilluan një takim në zonën e Sukthit.
Gjatë këtij takimi, Duka u shpreh se duke qenë në dijeni të halleve dhe nevojave të kësaj zone, të cilat kanë të bejne kryesisht me integrimin e banorëve të ardhur së fundmi në të, ai do të gjendet gjithmonë dhe në çdo çast në krah të tyre, duke i ndihmuar pa dallim ngjyrimesh politike.
"Dera ime është e hapur për të djathtë e të majtë."- tha Duka.
Ndërkohë, kryetari i PR-së, Mediu u shpreh se me politikat që deklaron se do të zbatojë kryesocialisti Rama, me rritje taksash ndaj biznesit, do të jetë shumë e vështirë që popullsia e kësaj zone të ketë mundësi reale punësimi, prandaj ftoi banorët të gjykojnë drejt se për kë do ta hedhin votën e tyre më 23 qershor.
/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





