Tiranë, 11 shtator 2014 – Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, thotë se kryeministri Rama do të vendosë si guvernator, një njeri të besuar të tij.
Ai thotë se guvernatori i ri do të jetë i varur direkt nga Rama.
“Unë do të them që njeriu që do të vendoset Guvernator, do të jetë njeri që do e vendosë Rama dhe do të jetë “benjamin” i Ramës.
Të thotë sa të dojë ai që do ta vërë të pavarur nga politika, por do të jetë direkt i varur nga Rama.
Jam i sigurtë se nëse do të dekretojë presidenti një njeri, pa e aprovuar parimisht këta, do ta hedhin poshtë dhe do të provojnë një person tjetër që do t’i shkojë përshtat”, tha Duka për Ora News.
Ndërkohë, në lidhje me bojkotin e Kuvendit, ai ka thënë se është vendimi më i mirë që ka marrë opozita.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





