Gjykata e Tiranës ka pushuar gjykimin për padinë që FSHF dhe presidenti i saj, Armand Duka, kishin hapur për akuzën e shpifjes ndaj deputetit të PS-së, Erjon Braçe.

Pushimi i gjykimit është bërë me motivacionin për mosparaqitje në gjyq të palës paditëse, pra FSHF-së dhe Dukës.

Në fokus të kësaj padie kanë qenë deklaratat që deputeti Braçe ka deklaruar apo publikuar në profilin e tij në rrjete sociale kundër presidentit të Federatës, Duka, të cilin midis të tjerave e akuzonte edhe për mospagim të detyrimeve.

Në padi ishin regjistruar edhe thënie të tilla si "llum i shoqërisë" që Braçe ua dedikonte drejtuesve të Federatës.