DURRES, 10 qershor 2013 – Kandidati për deputet nën siglën e PR-së Agron Duka ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës së Kënetës, Durrës.
Duke u ndalur tek problematikat e kësaj zone. Duka nënvizoi se pas 23 qershorit, kur ai të jetë deputet i qarkut Durrës, do të marrin zgjidhje shumë probleme që deri më sot ende nuk janë zgjidhur.
Zoti Duka u ndal më së shumti në dy fusha ku ai ka një eksperincë të gjatë, siç është bujqësia dhe sporti. Duka është zotuar para banorëve se do të bëjë të pa mundurën që këto dy fusha të rëndësishme për komunitetin të ecin përpara.
“Ju premtoj që pas datës 23 kur unë të jem deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe nësë kemi fatin që e djathta të fitojë, unë ju premtoj që do jem një interlekutor shumë i mirë mes problemeve tuaja dhe qeverisë, ekzekutivit, nëse do kemi fatin të jemi dhe vetë antarë të tij. Natyrisht zgjidhja e shumë problemeve do jetë më e thjeshtë”, është shprehur Duka.
Mes duartrokitjeve dhe një ambienti shumë familjar, të ftuarit u shprehën se “Duka nuk është më me statusin e kandidatit, por tani deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.





