Një urim që ka edhe një paralajmërim brenda. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores 3-1 që Shqipëria arriti ndaj Kazakistanit në Air Albania duke iu gëzuar suksesit, por njëkohësisht edhe duke u bërë thirrje kuqezinjëve të tregojnë kujdes në ndeshjen e radhës ndaj Bjellorusisë, sepse nëse nuk fitojnë atë takim i gjithë mundi shkon dëm.

“Fitorja ndaj Kazakistanit, na gëzoi pa masë ne dhe të gjithë tifozët. Për më tepër e shoqëruar me lojë të mirë dhe dominim. Por kujdes! Misioni final përmbushet duke fituar të mërkurën kundër Bjellorusisë.

Ndaj duhet përqendrim maksimal në këto ‘metra të fundit’. Go Albania!”, ishin fjalët e Dukës në reagimin e tij.