Duke filluar nga dita e nesërme, 14 tetor, Republika Çeke do të shtrëngojë masat kufizuese kundër Covid-19.

Gjatë javëve të fundit vendi është përballur me një rritje të konsiderueshme të rasteve.

Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.

Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.

Vetëm javën e kaluar Çekia regjistroi brenda një dite mbi 8.600 të infektuar.