15 shtator 2015 – Një grua nga Ohio, ka shpërndarë në Facebook një foto sa të çuditshme dhe të pazakontë. Ajo ka pozuar bashkë me dy fëmijët pranë arkivolit të hapur të bashkëshortit, për të dhënë një mesazh lidhur me atë që e quan një vdekje të parandalueshme.

Eva Holland rrëfeu se i shoqi, Mike Settles, 26 vjeç ndërroi jetë më 2 shtator, menjëherë sapo ishte kthyer nga një klinikë rehabilitimi për shkak të varësisë së krijuar nga heroina.

Gjatë funeralit të bashkëshortit, me të cilin kishin 11 vjet së bashku, ajo vendosi të bënte një veprim që nga shumë persona është konsideruar kontrovers: pozoi në një foto duke qeshur, bashkë me dy fëmijët e saj, Lucas dhe Ava pranë trupit të pajetë të të ndjerit.

“Jam e sigurt se kjo foto mund të bëjë shumë njerëz të ndihen keq, por arsyeja pse e bëra këtë është të tregoj realitetin e varësisë nga droga”, shkruan në nisje të mesazhit të saj të gjatë, të cilin e ka postuar bashkë me foton.

“Babai i fëmijëve të mi, njeriu që kam dashur që kur unë isha fëmijë, një njeri i madh humbi betejën e tij. Unë e ndjeva të nevojshme për ta ndarë historinë e tij në rast se kjo mund të ndihmojë dikë tjetër”, përfundon mesazhi prekës i të resë.

Postimi i Evës u bë viral në pak kohë dhe deri më tani është shpërndarë në rrjete sociale afro 274000 herë.

/S.L. portali DurresLajm/