Mësuesi i lëndës së artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në Korçë i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së tij të mitur.
Mesazhet, sipas grupit të hetimit, rëndojnë së tepërmi situatën për mësuesin, Bledar Duro.
Gjithnjë sipas grupit hetimor mësuesi i arteve pamore prej më shumë se dy muajsh shkëmbente mesazhe me njërën prej nxënëseve të kësaj shkolle.
Grupi i hetimit shton se nxënësja është pjesë e klubit të pikturës në shkollën “Sotir Gura”, duke mundësuar kështu të qëndronte përtej orarit të mësimit me mësuesin, Bledar Duro.
45-vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, pasi dyshohet se, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ka ngacmuar dy 14-vjeçare.