DURRES- Firma më prestigjioze për fëmijë MANAI zhvilloi dje sfilatën e modës për të vegjlit në një nga ambientet e Flagship Center. Ideja dhe realizimi i këtij aktiviteti ishte e Lindita Nuredinit. Në një pronocim për mediat, Nuredini shprehet e lumtur që realizoi për herë të parë në Durrës një sfilatë mode të mirëfilltë për fëmijë që në fakt nuk kishte asnjë ndryshim nga sfilata e të rriturve.

Ajo shton se impenjimi dhe organizimi kanë qenë në maksimum. Nuredini shprehet se në të ardhmen do të ketë një tjetër sfilatë mode dhe sipas saj kjo është një mundësi e bukur për fëmijët, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm. Lirshmëria e fëmijëve në skenë ka ardhur dhe falë punës së bërë me ta nga Keidi Sejdiu, e cila ka bërë që “modelët” e vegjël të ambientoheshin kollaj dhe të silleshin natyrshëm në skenë gjatë sfilatës.

Në të njëjtën kohë për fëmijët pjesëmarrës, stafi organizues kishte përgatitur surpriza të tjera të bukura, dhurata të mundësuara nga dyqani i lodrave “Disney”.

Harrojeni “na ishte një herë”: shumë histori fillojnë kështu dhe ajo që duam të tregojmë është shumë e ndryshme nga të zakonshmet, shumë speciale për të merituar një fillim kaq të parashikueshëm. Përgatituni në fakt të dëgjoni të flitet në të tashmen, sepse anija Manai është një realitet i mirë ankoruar me të tashmen, me vela të drejtuara drejt së ardhmes dhe një det me eksperienca mbi shpatulla. Në timonin e anijes Manai ndodhen dy familje sipërmarrësish gjatë gjithë kohës. Si ekuipazh gjendet një turmë e gjallë dëshmitarësh të vegjël, të ndryshëm nga mosha dhe mënyra e të qenurit, gjithnjë të gatshëm për të ndërmarrë udhëtime të reja për zbulimin e universit 0-14. Një ekuipazh që mban teleskopin drejt horizontit, në të cilin linjat tradicionale të kufirit midish tendencash formale dhe jo formale shpërthejnë, duke lënë që trauma dhe orbita e veshjeve të paguhen si komplote të pabotuara stilistik dhe tematik. Një grup në të cilin çdo pjesëtar, mashkull apo femër qoftë, bën gjithçka për të rënë në sy, duke bërë që të dal në pah vetë individualiteti. Ka për të  gjitha shijet: nga vogëlushja që flet me lehtësi për mondanitetin dhe modën e deri tek lordi i vogël, i cili paraqet elegancën  e pasuruar nga detajet e punimeve të  rrobaqepësve. Loja e tyre e preferuar është të transformojnë pasarelën e ankoruar në një rrëmujë imagjinare  ku protagonist janë veshjet eskluzive.

Është pastaj djaloshi-që në pamje të parë duket një rrëmujaxhi i vogël, i cili luan duke rizbuluar traditat dhe simbolet e prestigjit, por nuk heq dorë nga tendenca. Ka bërë menjëherë miqësi me një tjetër anëtar të ekuipazhit, një bashkëkohor i cili pëlqen të vishet me veshje të shënuara me shenja dhe ngjyra të pagabueshme, të kapura nga e kaluara dhe riinterpretuar sot me çelësin e të tashmes. Një trendsitter i vërtetë gjithmonë në pritje për të arritur në portin tjetër dhe të zhytet, duke zbuluar një jetë të re dhe pastaj të ringjitet në bord duke sjellë stile dhe ngjyra që ndjekin ritmin e shënuar nga impulse të metropolit. Por nuk mbaron këtu. Sfilata në urën e anijes Manai vazhdon.Vjen pala e xhinseve, e quajtur kështu pasi ai dhe ajo nuk veshin gjë tjetër.

Midis familjarësh: kurrë nuk do të mundnin të hipnin në anijen Manai pa ditur definicionin “xhins” me domethënie nga Genova, qytet i madh bregdetar nga i cili vinte më parë copa blu e bërë më vonë e famshme në të gjithë botën. Manai udhëtonte duke e vështruar nga afër gjithçka që ndodh në arkipelagun e madh 0-15, për të gjetur gjithmonë orientimin e duhur në firmaton e veshjeve për fëmijë. Me busullën në të cilën gjilpëra drejton fijen, duke qepur sipas masave tendencat e përafërta vit pas viti, stinë pas stine poshtë një qielli të pastër, në fillim i ndezur dhe në fund i stuhishëm. Manai udhëton nëpër det me shpirtin e pastër. Sapo vijnë njoftimet për trendet e reja, Manai  i zotëron duke i bërë të tijat. Manai kapërcen dallgët e merkatos, duke sfiduar rrymat e modës. Anija Manai në 30 vitet e udhëtimit të saj për së gjëri dhe së gjati në pafundësinë e oqeanit të veshjeve 0-14, ka bërë ballë kudo që është përplasur në skenare të çdo lloji. Ka ndodhur kështu edhe gjatë udhëtimit të tij të gjatë nga i cili sapo është kthyer.

Anija Manai solli në ambientet e Flagship Center një shumëllojshmëri vendesh të ndryshme. Në këtë aventurë të kohëve të fundit kemi pasur fatin të lexojmë ditarin, zbulojmë pasurinë e historive dhe anektodave që të ngjan me një romancë. Do të kishte qenë bukur të përshkruash të gjithën por për arsye të hapësirës së limituar kohore nuk mundemi. Manai ka udhëtuar nëpër detra e oqeane, duke prekur ishuj, gadishuj, arkipelage dhe qytete nga një ekstrem në tjetrin, të globit. Anija Manai është tashmë në Durrës dhe është bërë gati të niset sërisht. Vendet janë të numëruara: Të arrish të hipësh në bord varet vetëm nga ti, nga dëshira jote për ta bërë, për ta zbuluar, për të ecur përpara. Nga dëshira jote për të shfaqur detin në të zakonshmet propozime. Nëse dëshiron të bësh janë shumë, por në gjendje për ta bërë kanë qenë vetëm më të mirët. Me hapat e tyre në pasarelë këta fëmijë të vegjël treguan se ia vlen të hipësh e të bëhesh pjesë e ekuipazhit të Manai.