DURRËS, 14 maj 2013 –“Rama më bëri ftesë… por shihja një farë ftohtësie nga PS në Durrës, ishin këta post-Nanot… Me Nanon kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer. Gjithmonë e kujtoj me nostalgji bashkëpunimin me të”, kandidati për deputet i PR-së në krye të listës së PR-së në qarkun e Durrësit, Agron Duka, ka pranuar publikisht më 13 maj 2013 ato që u thanë në lajmet e Dyrrah-ut.
Më 11 maj 2013, Dyrrah-u ka raportuar mbi “burime nga dega e PS-së së Durrësit, [se] ndaj Dukës ka vënë veton Vangjush Dako” (www.durreslajm.com/politike/rama-jane-teper-dy-kuneter-ne-durres).
Kurse më 13 maj 2013 Dyrrah-u raportonte: “Nano, fushatë edhe për Dukën dhe Islamin… Në listën e ish-ministrave të tij janë tre të përjashtuar nga listat e PS-së: Agron Duka, Arben Malaj dhe Kastriot Islami, nga të cilët Malaj doli si pavarur dhe dy për të djathtën: Islami për PD-në dhe Duka për PR-në” (www.durreslajm.com/politike/nano-fushate-edhe-per-duken-dhe-islamin).
Fragmente nga intervista e 13 majit 2013 në “News 24”
“News 24”: Përse ju nuk u përfaqësuat në listat e PS?
Agron Duka: Nuk besoj se duhet shumë kohë për të thënë gjithë bisedat që kemi bërë njëri me tjetrin se janë bërë publike. E rëndësishme është se z Rama më bëri ftesë në vitin 2009, por unë nuk isha as anëtar partie. Më dhanë një teserë për anëtarësim. Ai vijoi të më thotë që të vazhdoj të jap kontributin, një vit më vonë më bëri ftesë me SMS. Unë vazhdova të kontribuoj në PS, por shihja një farë ftohtësie nga PS në Durrës. Ishin këta post-Nanot dhe unë nuk gjeja dot veten atje. Pastaj pati një cedim nga kjo një fjalë tjetër, duke thënë se ju jeni dy kunetër me Lefter Kokën. Nuk mundet që dy kunetër të jenë deputetë tha ai.
“News 24”: Përse mos të jeni, p.sh., do bënit vota dyfish në PS?
Agron Duka:Kjo nuk më bindi se çdo njeri ka kontributin e tij. Megjithatë debatova dhe ai u tërhoq, duke më thënë se “ju mund të kandidoni i pesti në Berat”. Por në Shijak kam dhënë kontributin tim dhe doja të isha aty, sepse unë mendoj se mund të jap kontribut në Shijak dhe ky ishte momenti kur unë refuzova.
“News 24”: Përse zgjodhët kandidat në Durrës për PR? Ishte e vetmja që ju ofroi bashkëpunim?
Agron Duka:Jo. Por e ndjej përgjegjësi që mund të jap kontribut për Durrësin. Dhe marrëdhëniet shumë të mira me Mediun kur kam qenë ministër dhe gjendja sociale që unë përfaqësoj pasi unë jam një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri dhe jam më komod aty. Dihet si kam hyrë në politikë. Pas një shoqërie me Fatos Nanon dhe nuk kam qenë anëtar i PS dhe kur kam qenë ministër i Bujqësisë. Kur kam kandiduar në 2001, kam kandiduar i pavarur dhe posterët e mi ishin as i majtë as i djathtë.
“News 24”: Z .Nano tani mbështet Arben Malaj. Si e shikoni ridaljen e Nanos në skenën politike shqiptare?
Agron Duka:Me Nanon kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer. Gjithmonë e kujtoj me nostalgji bashkëpunimin me të. Por Nano kurrë nuk lejonte që dikush të prishte punë në strukturat e PS. Ka qenë liberal demokrat dhe po e krahasova me PS sot, PS ka një transformin. Nëse ka dalë krahas Malaj unë nuk e gjykoj për këtë dalje.
“News 24”: Besoni se do të jeni në Parlament?
Agron Duka: Po të mos isha i bindur nuk do i hyja kësaj pune. Do jem në Parlament.
(Marrë me shkurtime nga: www.balkanweb.com/lajmesot/2707/agron-duka-e-refuzova-ramen-me-vuri-te-5-in-ne-berat–ndihem-mire-me-pr-132244.html)
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





