Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qënë i informuar për letrën anonime që ishte nisur nga Shqipëria drejt federatave europiane në mënyrë që të dëmtohej imazhi e tij përpara zgjedhjeve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Megjithatë ai thotë se ajo letër nuk ka ndikuar në votim pasi votuesit europianë kanë nivel intelektual të mjaftueshëm për të mos i dhënë rëndësi diçkaje të tillë.

“E kam marrë vesh atë letër disa dite para votimit, më kanë thënë kolegët e federatave të tjera. Më kujtoi kohën që nga fshati vinin letra anonime për internim. Nuk besoj se ka pasur ndonjë efekt pasi të gjithë votuesit, sidomos të nivelit europian, janë goxha intelektualisht të formuar që të kuptojnë se një letër anonime nuk duhet vlerësuar përveçse duhet të ndjesh keqardhje për atë që e ka shkruar”, u shpreh Duka.