Dukesha Kate Middelton, ka mbajtur premtimin që i kishte dhënë një vajze të vogël, pasi ajo i kishte kërkuar të takonte princeshën të veshur me një fustan ngjyrë rozë. Kate e ftoi vogëlushen Mila Sneddon dhe familjen e saj në Pallatin Mbretëror dhe veshi një fustan të ngjashëm me atë të vajzës 5-vjeçare.
Mila i është nënshtruar një kimioterapie për shkak të sëmundjes së leuçemisë, ndaj Kate vendosi t’i realizonte dëshirën. Ajo ka komunikuar më herët me dukeshën përmes celularit, pasi fotografia e saj u përzgjodh për një ekspozitë.
Mila vogëlushja e bukur, e qeshur dhe plot ëmbëlsi u fotografua gjatë pandemisë duke puthur dritaren e kuzhinës, teksa babai i saj qëndronte jashtë shtëpisë së tyre dhe ky imazh u kthye në simbolin e izolimit.
“Përshëndetje Mila, shikoje veten. Dua të të jap një përqafim të madh, është kaq bukur të të takoj ty personalisht”, u shpreh Dukesha Kate gjatë takimit me të voglën.
“Më pëlqen shumë fustani yt dhe këpucët”, shtoi Kate Middleton, duke i dhuruar shumë lumturi të voglës.
Pas takimit me Kate. vogëlushja Mila u shpreh se ndihej sikur ishte pjesë e një përralle, pasi nuk kishte takuar kurrë nje dukeshë në jetën reale.
“Ishte shumë bukur, nuk kam takuar kurrë një princeshë të vërtetë në jetën time më parë”, tha Mila, teksa shtoi se i pëlqeu shumë fustani rozë i Kate.





