Në medie ka disa ditë që qarkullojnë lajme se Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë pasur një konflikt mes tyre.
Thuhet se mosmarrëveshjet mes tyre kanë filluar që prej kohës së përgatitjeve për dasmën e dukeshës Meghan Markle dhe Princit Harry, pasi kishin mosmarrëveshje rreth stafit.
Pas këtyre lajmeve, Pallati Mbretëror ka thyer heshtjen duke i cilësuar lajme të rreme këto thashetheme.
Një zyrtar i Pallatit ka thënë për “The Mirror” se “Kjo nuk ka ndodhur kurrë”.





