7 gusht 2014 – Krateret e fuqishme, akulli që digjet dhe "pemët e dehura". Këto janë pamjet që po shqetësojnë shkencëtarët botërore për atë që ata e quajnë "sjellje misterioze e planetit tonë".

Çështja e ndryshimeve klimatike, ka kohë që shqetëson gjithë botën. Është i njohur lajmi që pushtoi mediat se një nga vendimet më të rëndësishme apo më në zë të Administratës Obama, mund të ishte ai për ndryshimet klimatike në botë.

Por tani, disa fenomene të reja që po shfaqë natyra, kanë filluar t'i shqetësojnë tej mase shkencëtarët.

Këto fenomene nuk vijnë vetvetiu. Shkaktari kryesor i tyre janë ndryshimet klimatike. Për shembull, temperaturat në Arktik, janë më të nxehta dy herë se sa gjysma tjetër e globit.

Në shqetësimin e shkencëtarëve, hynë edhe "zbulimi" i fundit në Rusi. Në fillim të këtij muaji, ata panë një krater misterioz që u shfaq në veri të Rusisë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/