TIRANË, 02 mars 2013– “PBDNJ e hapur për koalicion me të djathtën dhe të majtën”, u shpreh Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule sot nga Pallati i Kongreseve, ku PBDNJ mblodhi sot aktivin kombëtar, për të diskutuar mbi strategjitë dhe aleancat politike të zgjedhjeve parlamentare 2013.
“PBDNJ është në kontakt pa përjashtime me të gjithë spektrin politik të qendrës, qëndres së majtë dhe qendrës së djathtë dhe do të arrijë të gjejë gjuhën me ata që duan dhe ndajnë me ne qëndrime politike në lidhje me zhvillimet ne këtë vend”- tha Dule.
Kreu i PBDNJ vuri në dukje se cilado të jetë zgjedhja e PBDNJ, garanci është fitorja me vendet përkatëse në Parlament dhe në bashkëqeverisje.
“Ne për t’i dhënë një përgjigje dhe pyetjes që vjen më intensivisht dhe nga mediat, jemi parti me program të qartë politik. Me fizionomi që nuk ka hije, këta jemi me një përvojë 22 vjeçare, kontribute 22 vjeçare, në pozitë dhe opozitë, këto aspekte na japin sigurinë që në të gjitha rastet e mundshme ne e kemi të garantuar mbijetesën parlamentare, PBDNJ do jetë e pranishme në parlament, por nga ana tjetër të gjitha elementet e fizionomisë kontributi na japin sigurinë dhe garancinë se me cilindo që të negociojmë dot arrijmë një marrëveshje të suksesshme jo vetëm për veten tonë, por dhe mbi të gjitha për misionin tonë. Garaci në bashkëqeverisje pas zgjedhjeve te 23 Qershorit”.
E megjithatë Dule nuk la pa kritikuar partitë e mëdha lidhur me kodin zgjedhor të hartuar dhe komisionet zgjedhore partiake të ngritura. Sipas Dules sistemi elektoral që paraqitet dhe në këto zgjedhje është i padrejtë.
“Jemi në pozita të veçanta për zgjedhjet e 23 qershorit. Kemi konstatuar se e rrënja e së keqes së procesit zgjedhor është administrimi i procesit zgjedhor dhe kryesisht administrimi nga militantët partiakë. Të cilët mbi çdo ligj interes publik duke vënë interesat e lidershipit partiak. Ne jemi dhe një nga 4 partitë që kemi të drejtë të zgjedhin anëtarë në Komisionet Zgjedhore, ne jemi kundër komisioneve partiake, por do zbatojmë dispozitat ligjore. Integriteti do bëhet garant për votën e lirë. Zgjedhjet mbi të gjitha, vullneti i sovranit mbi gjithçka e kudo. Jemi përpara një sistemi elektoral të padrejtë. Vota e cdo qytetari nuk ka të drejtën e së njëjtës vlerë. Vullneti i përbashkët i PD dhe i PS, i shprehur në vitin 2008, i rikonfirmuar në vitin 2011”.
Kreu i PBDNJ vijoi më tej: “Një kod që mori firmën e Berishës e Ramës. E njëjta do të përsëritet dhe në zgjedhjet e 23 qershroit, është kjo demokraci?”
Sipas Dules, PBDNJ vijon të jetë një forcë politike e fortë pavarësisht se zgjodhi të qëndronte në opozitë në një kohë kur iu bënë oferta për bashkëqeverisje.
‘Jemi forca e vetme politike që në një kohë që kishim oferta të pënumërta të qeverisjes, zgjodhëm të ishin në opozitë. Shumë mes nesh e panë me një ndjenjë paniku do shkrihemi do zhdukemi, por ju e shihni që sot jemi shumë më të vendosur jo vetëm nga ana numerike, jemi gati të kontribuojmë në mënyrë të qënësishme” .