TIRANË, 25 prill 2013- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, përshëndeti deklaratën e ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhor.
Sipas Dules, “për PBDNJ-në nuk ka më KQZ, pasi në përbërjen e sotme ky institucion mund të konsiderohet një farsë”.
Duke theksuar rëndësinë e marrjes së statusit kandidat, Dule tha se PBDNJ do të insistojë që integrimi evropian i vendit të kthehet në një motivim.
“Marrja e statusit është filozofi, është frymë, është mentalitet, mënyrë të vepruari. Këtu do insistojë PBDNJ, që integrimi evropian nga një slogan i thate ku e katandisi politika e ditës, të kthehet në një motivim”- u shpreh Dule





