TIRANË, 4 prill 2013– Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar se partia që drejton nuk ka marrë ende një vendim për koalicion parazgjedhor.

Në një prononcim për mediat para nisjes së seancën plenare, Dule theksoi se e vetmja votë që PBDNJ mund t`i japë qeverisë është ajo për integrimin.

PBDNJ mbetet konseguente në qëndrimin e saj opozitar ndaj qeverisë dhe e vetmja votë që mund ti japë asaj është për ligjet e integrimit, që janë në shërbim të vendit. Kemi gjithë kohën e nevojshme për të vendosur për koalicionin” tha Dule.

Ai ka theksuar se vendit i duhej një pol i tretë që sipas tij do t`I shërbente politikës.

“Do t’i shërbente jetës politike, thyente bipolaritetin, nga i cili asgjë e mirë nuk i ka ardhur vendit. Por, Poli i tretë kërkon politikanë me kurajë, me vizion, nuk e kemi ende këtë mrekulli”ka theksuar Dule.