20 maj 2015 – Si durrsake me origjinë, kandidatja e djathtë tha se endërron që Durrësi të ketë një liman me varka. Grida Duma, në takimin me të rinjtë që zhvilloi pasditen e sotme, në prani dhe të kreut të opozitës, Lulzim Basha, tha se nuk ka më “Inshalla”. Sipas saj, të rinjtë duhet të punojnë, jo të rrinë kafeve apo me Iphone në dorë gjithë kohës.
Luftë kundër papunësisë ka deklaruar kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit. Por, deri tani ende nuk ka një program të qartë se si do të angazhohet Duma në zhdukjen e papunësisë në Durrës nëse fiton. Pritet që gjithçka të bëhet e njohur pas 22 majit, kur të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”