7 qershor 2015 – Kandidatja demokrate, Grida Duma tha se ka në projektin e saj kthimin e statusit të studentit për të gjallëruar jetën e qytetit të Durrësit. Ajo zhvilloi një takim me një grup organizatash rinore që propozuan një kontratë sociale mbi nevojat e të rinjve. “Karta e studentit duhet të ketë një paketë shërbimesh siç i ka në gjithë botën. Duhet të ketë 30 % ulje në disa bare dhe restorante: hyrje falas në të gjithë  institucionet publike të artit dhe kulturës, dhe premtojmë ndërtimin e kinemave. Karta e studentit do ketë 4 shërbime ekonomike. Mencën tuaj që do të hyni me gjysëm çmimi, për ambjentet sportive dhe patjetër transportin publik sepse sot është turp që keni vështirësi të merrni një abone. Të ndërtojmë afër korpusit biblotekën e madhe. Kemi sot një ide për një godinë katër katëshe ku në katin e fundit të jetë pikërisht agjencia e kërkimit dhe në 3 katet e para të jenë klubet rinore”, tha Duma që firmosi kontratën, të cilën duhet ta zbatojë pikë për pikë nëse merr postin e kryebashkiakes.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”