13 shtator 2015 –  “Ashensori i opozitës dhe mesazhi politik nuk zbriti nga qendra në bazë dhe baza nuk po bën opozitë”, Grida Duma, sekretarja e PD-së për marrëdhëniet me publikun dhe kandidate e kësaj force për Bashkinë Durrës, ia ka faturuar PD-së në përgjithësi humbjen e saj me rreth 14 mijë vota.

Portali "citynews.al." thotë se artikulimi i Grida Dumës është bërë në mbledhjen e kaluar të kryesisë, kur PD-ja vendosi qëndrimet dhe 5 pikat e saj ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Në këtë mbledhje ka folur edhe Grida Duma, e cila në fakt është ndërprerë nga kreu demokrat Lulzim Basha, duke i kërkuar të flasë në mbledhjen që pritet këto ditë për analizën e humbjes.

I njëjti portal citon Dumën të jetë shprehur se “nuk humbëm, sepse u blenë votat, por varfëria dhe situata ekonomike i bëri njerzit më të aksesuseshëm dhe vunerabël”. Sipas Dumës, i bie që fajin ta kenë nënkryetari i PDSH-së dhe shefi i fushatës në Durrës Edmond Spaho, deputetët Oerd Bylykbashi e Igli Cara dhe kryetari i degës së Durrësit Osman Stafa (në foto).

/portali DurresLajm/