19 qershor 2015 – Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma është ndalur tek tregtarët e tregut industrial në qytet, të cilëve u premtoi se bashkia do t’u ofrojë këtyre bizneseve një hapësirë publike në mënyrë që të ulin kostot nga qiraja e lartë që paguajnë sot në hapësirë private.
Sipas demokrates, taksat e shitësve ambulantë do të ulen me 50 %, dhe do të ketë amnisti për taksat e papaguara deri në vitin 2014.
“Taksat tuaja do t’i përgjysmojnë menjëherë që në muajin e parë. Tregun publik do e bëjmë sesbën për ju. Do punojmë çdo ditë për të hapur vende pune. E kam thënë që çdo familje të ketë të paktën një të punësuar”, tha Duma.
Në këtë bashkëbisedim që Duma zhvilloi me tregtarët, këta të fundit u ankuan për mungesën e fuqisë blerëse dhe taksat e larta, ç’ka ka bërë që nga 1300 biznese që ishin në këtë treg, kanë mbetur vetëm 700.
Ky treg u përmbyt dy ditë më parë duke i vendosur në një situatë edhe më të vështirë tregtarët e tregut më të madh të Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/