Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se kërkesat për ekstradim, për personat që akuzohen për krim të organizuar duhet që të jenë kompetencë e SPAK. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani ka theksuar se është i vetëdijshëm që për këtë gjë, ka nevojë për ndryshime në kodin penal.
“Nisur edhe nga fakti që këta shtetas janë shqiptarë, akuzuar, hetuar apo dënuar për vepra penale që kanë të bëjë me krimin e organizuar, do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi i drejtuar autoriteteve të huaja të ishte në kompetencën e SPAK, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime në kodin penal që të bëhet e mundur kjo”, tha Dumani.