Kreu i SPAK Altin Dumani tha në komisionin e ‘Ligjeve’ se po përgatitet një strategji në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore.
Ai theksoi se gjatë vitit 2023 është trefishuar numri hetimeve për krimet zgjedhore.
Së bashku me stafin e tij, Dumani tha se strategjinë e re për hetimin e veprave penale në zgjedhje do ta prezantojnë në janar.
“Sa i takon asaj që Komiteti Shqiptar i Helsinikit thotë në raport me ndërtimin e një strategjie për hetimin e krimeve zgjedhore që mund të ndeshen gjatë vitit të ardhshëm, unë bashkë me stafin tim kemi filluar përgatitjet dhe në muajin Janar do të bëjmë prezente dhe publike strategjinë që ne do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet e vitit 2025.
Kemi filluar që tani duke punuar që t’i dalim përpara punëve. Për krimet zgjedhorë të hetuara, gjatë vitit 2023 ka numër në rritje, është rritur numri i krimeve zgjedhjore, është trefishuar që janë hetuar gjatë vitit 2023”, tha Dumani.