Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një vizitë në Holandë ku është takuar me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Holandës, John Lucas. Mësohet se Kreu i SPAK ndodhet në Holandë në kuadër të një konference që po zhvillohet atje, ku marrin pjesë prokurorë nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada holandeze në Tiranë e cila ka zbardhur detaje nga takimi. Bëhet me dije se në fokus të diskutimeve ka qenë lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. 

“Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje. Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van ëeel.

Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta. Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK”, njofton ambasada. 

Dumani takim me kryeprokurorin holandez! Diskutime për luftën