Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot për të shqyrtuar nisjen e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi në muajin dhjetor, Altin Dumanit i mbaron mandati.
Sipas ligjit gara për kreun e ri të SPAK duhet të hapet tre muaj më parë, pasi kandidatët duhet të kalojnë vettingun e prokurorëve.
Të drejtën për tu zgjedhur në këtë post janë vetëm prokurorët e prokurorisë së posaçme, me përjashtim të Dumanit, të cilit ligji ia ndalon të kandidojë dy herë radhazi.





