DURRËS, 14 maj 2015 –  Durrësi është qytet i trashëgimisë arkeologjike, por në fakt bust ka të Tina Turner-it, kandidatja e opozitës Grida Shqina i ka kthyer kështu përgjigje rivalit të saj Vangjush Dako, 5 ditë pas festimit të Ditës së Evropës. Sikurse është bërë e ditur, më 9 maj 2015, para portit Dako përuroi dy skulpturat në bronz të yjeve të muzikës botërore Mick Jagger dhe Tina Turner, që i shtohen asaj të John Lennon-it.

Kandidatja e PD-së për bashkinë e Durrësit Grida Duma bashkëbisedoi me operatorët dhe bizneset turistike në qytet, me të cilët ndau nevojën për një plan ndryshe për zhvillimin e turizmit:

“Si mund të bësh turizëm kur nuk ke mundësi të vendosësh disa simbolika që qyteti i ka me bollëk. Është qytet i trashëgimisë arkeologjike, por në fakt bust ka të Tina Tërnerit”.

Nuk dihet pse një zonjë e veshur me kostum “pink” si Duma u mor me një femër si Turner, duke anashkaluar meshkujt Lenon dhe Jagger. Këto tre skulptura janë pjesë e projektit të bashkisë “Idhuj në bronz”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/