Pas ditëve në të cilat u fol shumë për gjendjen e tij, Denzel Dumfries ka vendosur të hedhë dritë mbi dëmtimin e pësuar gjatë ndeshjes kundër Atalantës më 16 mars.
Anësori holandez ndau një histori në profilin e tij në Instagram në të cilin shpjegoi vonesën e rikuperimit nga dëmtimi që e goditi në ndeshjen kundër Atalantës para pushimit: “Kthimi është i vështirë se sa pritej: ky dëmtim është më kokëfortë se sa shpresoja”, thotë DD, i cili më pas nënvizon se si, në këtë moment të sezonit, nxitimi për t’u rikthyer mund të bëj shaka të këqija. Dhe të mos nxitosh, natyra ka kohët e saj dhe unë duhet t’i besoj asaj, së shpejti do të jem aty ku duhet”.