DURRËS, 26 dhjetor 2014 –  Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT), Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Atelier Albania, organizuan aktivitetin e dytë lidhur me aplikimin e konceptit të metabolizmit në Shqipëri. Në takim morën pjesë, specialistë të  MZHUT-it dhe AKPT-së, drejtues agjencish, përgjegjës për planifikimin kombëtar në ministritë e linjës, specialistë të arkitekturës dhe planifikimit urban vendas dhe të huaj.

Ky takim shërbeu për të përforcuar idetë e hedhura  në ëorkshop-in  e parë që u zhvillua në muajin nëntor, konkluzionet e të cilit u konsultuan në tryeza të rrumbullakëta ekspertësh.

Edhe në punëtorinë e organizuar për konkursin “DURANA” (konkurs projektimi urban, me qëllim përmirësimin e hapësirës publike në boshtin ekonomik Tiranë-Durrës) përfaqësues të komunave Xhafzotaj, Rrashbull, Maminas dhe bashkisë Durrës patën mundësi të diskutonin dhe shprehnin problematikat e tyre në  praninë e arkitekteve të huaj. Ata  pasi prezantuan edhe një herë konceptet e projekteve fituese, diskutuan mbi vendet konkrete ku këto ide mund të zbatohen. Problematikat e shfaqura në këtë punëtori ishin në përgjithësi të ngjashme në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/