Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi sot në një konferencë për mediat se Durim Bami nuk është lënë i lirë në Dubai, por ndodhet në “arrest shtëpie”. 

Sipas tij, për Bamin ka mbaruar afati i qëndrimit në paraburgim, ndaj edhe autoritetet kanë caktuar që ai të lihet në arrest shtëpie, nën mbikëqyrje policore. 

“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirim. Nëse doni të informacion të saktë, trokisni në derën e policisë”, tha ai.