Durrës, 18 gusht 2014 – Një 36-vjeçar kosovar, i cili prej vitesh jetonte në Zvicër kishte zgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet.
Mirëpo pasi qëndroi për rreth 10 ditë në një hotel u zhduk pa shlyer pronarin për shërbimin.
Ka qenë vetë pronari i hotelit A.K, 36 vjeç, banues në Xhafzotaj i cili denoncoi sot në policinë e Durrësit, shtetasin kosovar S.P., 36 vjeç.
Sipas denoncimit, kosovari kishte qëndruar 10 ditë në hotelin e A.K., në lagjen nr.13 Plazh Durrës dhe sot ishte larguar pa paguar detyrimin.
Pronari i hotelit dhe pushuesi kishin rënë dakord që pagesa të shlyhej në përfundim të pushimeve, por 36-vjeçari është larguar pa shlyer detyrimet e qëndrimit në hotel.
Policia bën të ditur se është shpallur në kërkim shtetasi kosovar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





