Durrës, 17 gusht 2014 – Dy pushues në plazhin e Durrësit janë gjobitur nga shërbimet e policisë kufitare me 10 mijë lekë gjobë, për shkak se drejtonin motorët e ujit pa qenë të pajisur me lejen përkatëse dhe shumë pranë zonave ku lahen pushuesit.
Burime policore të Durrësit bëjnë të ditur se të gjobiturit janë nga Tirana dhe Kosova.
Sipas policisë, të gjobiturit nuk kanë respektuar distancat e përcaktuara në legjislacionin për këtë mjete.
Ata i kishin marrë me qira motorët e ujit dhe nuk ishin të pajisur me lejen përkatëse për drejtimin e tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





