· Përfitues janë: Naxhie Bylykbashi; Skënder Myshketa; Lutfie Qosja, Shpresa Basha; Myrteza, Zyra, Besnik, Shekibe, Fatmir dhe Abdulla Zaza
DURRËS, 12 qershor 2015 – Nga Vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Rehabilitimi i Amfiteatrit të Durrësit”, kanë përfituar 10 pronarët e shtëpive mbi monumentin antik. Bëhet fjalë për 336,40 metra katrorë truall, nga të cilat 319,1 metra katrorë janë ndërtime. Për truallin çmimi për shpronësimi është 17 898 lekë metri katror, kurse për banesat 70 093 lekë metri katror. Vlera e përgjithshme e shpronësimit arrin në 25 379 999 lekë.
Kështu janë dëmshpërblyer Skënder Myshketa; Naxhie Bylykbashi; Lutfie Qosja, Shpresa Basha; Myrteza, Zyra, Besnik, Shekibe, Fatmir dhe Abdulla Zaza. Pronarët e përmendur në listën, për të cilët është bërë shënimi “Sipas kartelës së pasurisë”, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Durrës.
/red. soc. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/