“Xhapen” gjëra të larmishme: një  Benz, çantë me 45 mijë lekë dhe 2  Nokia, xhiro ditore 20 mijë lekë, dy televizorë 

DURRËS, 12 nëntor 2014 –  E martë “terse” për qytetarët dhe blutë në qytetin bregdetar dhe në fshatra, ku kanë ndodhur pesë vjedhje dhe se rendi po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njoftoi drejtoria e policisë së shtetit, qarku Durrës-Krujë.

Lagja nr. 1

Gjatë natës, është vjedhur një  Benz i parkuar para banesës në pronësi të E. D. 

Rreth orës 20.00, një femër, M. H., ka bërë kallëzim se rreth orës 19.30, pranë banesës, duke u futur në ashensor, një person i ka vjedhur çantën me 45 mijë lekë si dhe 2 celularë Nokia. 

Lagja nr. 17

Gjatë natës është vjedhur një bar kafe e I. M., banues në lagjen nr. 14 Durrës, ku i kanë marrë 20.000 lekë. 

Hamallaj

Më 11 nëntor 2014, gjatë natës, është vjedhur banesa e F. M., ku i kanë marrë dy televizorë. 

Gjepalaj

Më 11 nëntor 2014, rreth orës 11.00, 49-vjeçari R. GJ. ka bërë kallëzim se gjatë natës persona ende të paidentifikuar kanë tentuar t’i vjedhin banesën, të pabanuar. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/