Durrës, 15 shtator 2014– 12 raste të tjera të krimit mjedisor janë zbuluar nga policia e Durrësit gjatë fundjavës. Ndaj personave përgjegjës për këtë krim policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.
Mes rasteve të zbuluara nga policia e Durrësit spikat ndalimi i punimeve të brendshme që po kryente në apartamentin e tij një banor i zonës së plazhit.
Sipas policisë, 53 vjeçari B.R. po prishte pa leje muret e brendshme të apartamentit të tij. Pas konstatimit të rastit nga policia, prishja është ndërprerë.
Një rast i ngjashëm është edhe ai i një 49 vjeçareje nga Durrësi, N.F., e cila është ndaluar të vazhdonte rikonstruksionin e katit të parë të banesës së saj, pasi nuk ishte pajisur me lejen përkatëse.
Rastet e Krimit Mjedisor të konstatuara gjatë fundjavës:
1-Më datë 13.09.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit O.Gj., 63 vjec, banues në Armadh, i cili është evidentuar duke bërë një ndërtim pa leje në tokën e tij.
2-Më datë 13.09.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K.D., 32 vjec, banues në Tiranë, i cili është konstatuar duke bërë punime tek xhamia e fshatit Rubjekë, pa leje të organeve kompetente.
3-Më datë 13.09.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R.M., 52 vjec, banues në Lalëz Ishëm, i cili po vijonte një ndërtim pa leje në tokën e tij.
4-Më datë 14.09.2014 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit S.H., 72 vjec, banues në fshatin Kërtushaj Ishëm, i cili në këtë fshat është konstatuar duke vijuar një ndërtim pa leje.
5-Më datë 14.09.2014 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Xh.H., 64 vjec, banues në fshatin Kërtushaj Ishëm, sepse në këtë fshat është konstatuar duke vijuar një ndërtim pa leje.
6-Më datë 13.09.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.Gj., 63 vjec, banues në Armadh Durrës, i cili po vijonte një ndërtim pa leje në tokën e tij.
7-Më datë 13.09.2014 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases N.F., 49 vjece, banuese në Durrës, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në lagjen Nr 17 Durrës, është konstatuar duke bërë rikonstruksion në katin e parë të banesës së saj, pa qenë e pajisur me lejen përkatëse.
8-Më datë 14.09.2014 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit R.B., 67 vjec, banues në Durrës, i cili në lagjen 15 Durrës është konstatuar duke vijuar një ndërtim pa leje.
9-Më datë 14.09.2014 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit B.R., 53 vjec, banues në Durrës, i cili në lagjen 13 Durrës është konstatuar duke prishur pa leje muret e brendshme të apartamentit të tij.
10-Më datë 12.09.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.H., 66 vjec, banues në fshatin Manëz, sepse rreth orës 15.30, u konstatua se kishte filluar punimet për hedhjen e soletës së një magazine në oborrin e shtëpisë së tij, për të cilën nuk ishte pajisur me leje ndërtimi.
Materialet mbi këto raste iu kaluan Prokurorisë Durrës për veprën penale ”Ndërtim i paligjshëm”.
11-Gjithashtu, më datë 13.09.2014 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M.M., 56 vjec, banues në Xhafzotaj, i cili po kryente gërmime të thella në tokën e tij, pa qenë i pajisur me lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës për veprën penale të “Shpërdorimi i tokës”.
12- Më datë 13.09.2014 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.B., 22 vjec, banues në Manzë Durrës, sepse rreth orës 12.00, është kapur nga shërbimet e policisë në fshatin Shkafane me mjetin tip Iveko pa targa, të ngarkuar me lëndë drusore. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durres për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





