Autoriteti Portual Durrës (APD) njofton se tragetet e linjave Bari – Durrës dhe Ankona – Durrës do të kryejnë 8 lundrime më shumë, ndërsa katër lundrime të tjera janë parashikuar gjatë ditëve të kthimit të udhëtarëve drejt Italisë.
Që nga 21 dhjetori 2019, për katër ditë radhazi, tragetet do të realizojnë nga dy lundrime në ditë, duke lehtësuar transportin e udhëtarëve dhe automjeteve nga portet e Barit dhe Ankonës drejt Durrësit.
Të premten paradite, 20 dhjetor 2019, dy tragetet që mbërritën nga Bari sollën në Durrës 1 772 udhëtarë me 328 autovetura. Nga të njëjtat tragete zbarkuan gjithashtu 101 kamionë dhe 57 trailerë, tha zyra e shtypit e APD-së





