Një mashtrim i konsumuar në vitin 2006, ka dalë në dritë këto ditë.
Pranë policisë së Durrësit ka bërë denoncim një shtetase 66-vjeçare, e cila ka denoncuar një burrë që i kishte marrë një sasi eurosh përmes mashtrimit.
Shtetasja P.A. ka treguar para efektivëve të rendit se 69-vjeçari K.Xh, banues në Durrës i ka marrë një sasi eurosh 12 vite më parë, por nuk ia ka kthyer më ato.
E ndodhur në këto kushte, qytetarja ka parë si zgjidhjen e vetme denoncimin në polici.
Nuk dihet ende arsyeja se pse 66-vjeçarja ka pritur kaq gjatë për të bërë denoncimin për personin që e ka mashtruar.
Ndërkohë, mësohet se 69-vjeçari akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.





