1 qershor 2015 – Erion Lleshi, 22 vjeç nga Durrësi, është arrestuar në flagrancë, pasi nën kërcënimin e një thike i ka marrë me dhunë celularin një djali të vogël, vetëm 13 vjeç.
Ishin specialistët për Krimet të Komisariatit të Policisë Durrës, që bënë të mundur arrestimin e Lleshit. Ata gjithashtu kanë sekuestruar dhe celularin e të miturit K.B., në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/