Durrës, 3 qershor 2014 – Një 15 vjeçar nga Gjepalaj, ka aksidentuar vëllain e tij, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00, të ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Likeshit”.
Burime policore bëjnë të ditur se 15 vjeçari M.M. ka qenë duke drejtuar automjetin tip Benz, me targa AA861EA, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Së bashku me të në makinë ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, sipas bluzave të bardha, i riu I.M. është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 15 vjeçarin M.M., që drejtonte mjetin pa qenë i pajisur me leje drejtimi. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Shkelje e rregullave të qarkullimit” dhe “Drejtim mjeti pa dëshmi apo në gjendje të dehur”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





