Një 15- vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë. E.B, banues në Durrës, teksa drejtonte mjetin tip Opel me targa DR 4869 E, pa patentë, është përplasur me mjetin tip Wolzvagen me targa ATE8836. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 të datës 20 gusht në lagjen numër 14 të qytetit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
I arrestuari është larguar nga vendi i aksidentit dhe më pas është kapur menjëherë nga policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" parashikuar në nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal.





