Durrës, 2 shtator 2014 – 16 persona, mes të cilëve komshinj, të afërm apo edhe persona me precedentë në fushën e vjedhjeve me dhunë dhe përdorimit të narkotikëve, janë shoqëruar deri mesditën e sotme në policinë e Durrësit për t’u marrë në pyetje lidhur me krimin e rëndë të vrasjes së dy kunatave Vava.
Policia bën të ditur se vrasja e dy shtetaseve, Elsa Vava dhe Gjinovefa Vava, përkatësisht 72 dhe 77 vjeçe, banuese në lagjen nr.11 të Durrësit është zbuluar rreth orës 06.35 të mëngjesit të së martës.
Sipas policisë, për hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje horror janë dërguar në Durrës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit specialistë të hetimit të krimeve të rënda.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





