Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njofton se, në kuadër të Ditës Ndёrkombёtare të Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike, më datë 18 prill 2017, ora 11:00, organizon së bashku me Ministrinë e Kulturës, Bashkinë Durrës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës një aktivitet kulturor me pjesëmarrje të gjerë në nder të arkeologut Vangjel Toçi (1920-1999).
Në arenën e Amfiteatrit do të ekspozohen fotografi nga jeta dhe veprimtaria e arkeologut Vangjel Toçi, gjithashtu do të zhvillohen aktivitete të organizuara nga shkollat e qytetit.
Me vendim të Këshillit Bashkiak, Rruga pranë Amfiteatrit do marrë emrin Rruga “Vangjel Toçi”.