Durrës, 25 korrik 2014  – Një 18 vjeçar nga Durrësi, Arben Tivari është prangosur nga policia, pasi ka aksidentuar 7 vjeçarin A.Gj.

Aksidenti që fatmirësisht nuk e ka lënduar rëndë të miturin, që ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, është regjistruar mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.17, Durrës.

Sipas policisë, rreth orës 20.30 të së enjtes, 18 vjeçari Arben Tivari, duke drejtuar automjetin Benz me targa AA 103 AS pa qenë i pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësorin A.Gj.,  7 vjeç, banor i lagjes nr.17.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/